Kërcënimet me bomba në Kosovë, reagon Mefail Bajqinovci

Aktuale

Kërcënimet me bomba në Kosovë, reagon Mefail Bajqinovci

Nga: N. Sh. Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:13
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas alarmit për bomba në Prishtinë.

Dje e sot, Policia e Kosovës është alarmuar se ka kërcënime me bomba, e këto kërcënime Bajqinovci i quan të rreme.

Sipas tij, në tri javët e fundit kanë ndodhur kërcënime të njëjta edhe në shtetet e rajonit, si në Kroaci, Mal të Zi, Bosnej dhe Rumani.

Ai thotë se kjo është përpjekje e luftës hibride që të destabilizohet Ballkani.

Psotimi i plotë:

Kërcënimet e rreme dhe të shpeshta, me mjete shpërthyese sikurse në Prishtinë, në tri javët e fundit kanë ndodhur edhe në shtete të rajonit, sikurse në Kroaci, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë dhe Rumani.

Kjo është përpjekje që përmes luftës hibride të destabilizohet Ballkani, me ç'rast dezinformatat dhe kërcënimet e rreme me mjete shpërthyese janë mjet) për të ndjellur pasiguri dhe destabilizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat