Hajdari: Gucati e Haradinaj u gjykuan për shkak se e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale

Aktuale

Hajdari: Gucati e Haradinaj u gjykuan për shkak se e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale

Më: 19 maj 2022 Në ora: 00:41
Enver Hajdari

Enver Hajdari nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së tha se gjykimi i ish-krerëve të OVL-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj ndodhi për shkak se e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Unë mendoj që janë gjykuar për shkak se e kanë kundërshtuar këtë gjykatë, sepse të arrestohen ish-krerët e UÇK-së për shkak të një skandali që ka dalë nga një gjykatë, është e padrejtë dhe e pandershme. Unë mendoj që vet kjo gjykatë e ka bërë këtë plan, pasi që Serbia ka kurdisur këto gjëra”, tha Hajdari në emisionin Infonata.

Sipas tij, Organizata e Veteranëve e ka pritur një vendim të tillë nga Gjykata Speciale kundrejt Gucatit e Haradinajt.

Teksa shtoi se mënyra se si janë arrestuar të njëjtit mund të quhet edhe kidnapim.

“Për ne si organizatë dhe unë si individ, veç e kemi pritur këtë aktgjykim. Duke e marrë për bazë formimin e kësaj gjykate, dhe arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj pa asnjë ftesë, mund ta quajmë edhe kidnapim. Por, megjithatë këtë gjykatë e dimë, kush e ka formuar, dhe çfarë synimi dhe qëllimi ka pasur” tha ai.

Gjykata Speciale sot ka shpallur fajtor ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj për publikimin e dokumenteve të Speciales. Dokumentet ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së gjatë vitit 2020.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat