​AAK: Vendimi i Apelit, vërteton se kauza për të mos u ngritur tarifat ishte e drejtë

Aktuale

​AAK: Vendimi i Apelit, vërteton se kauza për të mos u ngritur tarifat ishte e drejtë

Më: 19 maj 2022 Në ora: 12:01
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, theksoi se vendimi i fundit nga Gjykata e Apelit, vërteton se kauza për të mos ngritur tarifat e energjisë elektrike ishte e saktë dhe e drejtë.

Në seancën parlamentare, deputeti Tahiri pati kritika për Qeverinë edhe sa i përket Ligjit të pagave, pagës minimale dhe për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. 

Tahiri: Vendimi i fundit nga Apeli, vërteton se kauza jonë për të mos ngritur tarifat ishte e saktë

“Vendimi i fundit nga Apeli, vërteton se kauza, kërkesa jonë për të mos ngritur tarifat, vërteto se ishte saktë dhe e drejtë. Tani, kemi një dëm jashtëzakonisht të madh, kemi ndarë 100 milionë euro nga buxheti i Kosovës që ka mundur të shkojë në investime kapitale, përderisa i kemi vendosur qytetarët që të paguajnë tarifa me çmime të rrymës për të cilat çdo centë do të duhet t’iu kthehen qytetarëve. E dyta ka të bëj me mirëqenien e qytetarëve, me Ligjin e pagave, me Pagën minimale dhe me Trustin. Nuk vjen në Kuvend, Projektligji për pagat tash e tri herë që është në agjendën legjislative nuk vjen në Kuvend, nesër ka paralajmërim të grevave për ligjin e pagave, 81 mijë zyrtarë publik kërkojnë nga Qeveria për të vepruar dhe është një heshtje klasike”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat