Eksperti i komunikacionit tregon shkaktarët e mundshëm të aksidentit në Austri

Aktuale

Eksperti i komunikacionit tregon shkaktarët e mundshëm të aksidentit në Austri

Më: 19 maj 2022 Në ora: 20:12
Bekim Ahmeti

Shoferët e autobusëve mbahen në një lloj “skllavërie” me vozitje të gjata, pa pushim e pauza të cilat u takojnë. Kështu tha eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti.

Pas aksidentit të një autobusi kosovar në Salburg të Austrisë, Ahmeti tha se ka pak gjasa që arsye e aksidentit të jetë gjendja teknike e rrugës, pasi sipas tij, Evropa i kushton kujdes të veçantë komunikacionit.

“Gjendja teknike e rrugës në Evropë ka pak gjasa të ketë defekte pasi që i kushtojnë shumë kujdes rrugës dhe sinjalizimit në përgjithësi. Ndërsa gjendjen teknike të autobusit nuk e dimë, mirëpo njëra nga faktorët tjerë që mundet me ndodhë është edhe një lloj “skllavërie” e shoferëve të autobusëve të cilët mbahen me orë të gjata në udhëtime, si dhe pauzat dhe pushimet që u takojnë pothuajse nuk i marrin fare, pasi kësisoj kanë ndodhur edhe aksidentet në të kaluarën”, tha Ahmeti.

Ai tha se në komunikacionin me goma ka më shumë aksidente, ndërsa theksoi faktin që Kosova nuk lidhje të transportit hekurudhor që e lidhin me shtetet evropiane.

“Prej autobusëve apo transporti mbi goma, zakonisht ka më shumë numër të lënduarve apo vdekje, për arsye se transporti hekurudhor pothuajse nuk ekziston fare, Kosova nuk ka linja të rregullta që të dërgojnë në drejtime të Evropës”, tha ai.

Sot është raportuar se 19 persona janë lënduar pasi një autobus që po udhëtonte nga Kosova është aksidentuar në Salburg të Austrisë, tre nga ta thuhet se janë lënduar rëndë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat