Tolaj: Lija e Majmunëve më e theksuar te homoseksualët e biseksualët

Aktuale

Tolaj: Lija e Majmunëve më e theksuar te homoseksualët e biseksualët

Më: 24 maj 2022 Në ora: 10:46
Ilir Tolaj

Rrezikshmëria nga Lija e Majmunëve është më e vogël dhe kalon brenda një jave, si dhe ka vdekshmëri të ulët. Kështu ka deklaruar infektologu Ilir Tolaj.

Sipas Tolajt, Lija e Majmunëve nuk përhapet përmes ajrit, por përmes kontaktit direkt të prekjes. E më e theksuar, sipas studimeve që ka përmendur infektologu, është te personat e së njëjtës gjini që bëjnë marrëdhënie seksuale.

Këtë qëndrim e ka edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë që në një vlerësim të parë të situatës thekson se shumë raste kanë të bëjnë me homoseksualët, biseksualët apo meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Tolaj tha në Klan Kosova se viruset kanë ekzistuar kaherë nëpër botë, por se tani, si shkak i mundësisë së lehtë të komunikimit, informimit dhe lëvizjes së njerëzve, janë më të njohur nga publiku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat