Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi

Aktuale

Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi

Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:45
Izedin Bytyqi

Është shkarkuar nga pozita e Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Izedin Bytyqi.

Burimet kanë thënë se Bytyqi, një punonjës disa-vjeçar i institucioneve publike, është shkarkuar të mërkurën.

Para se të ushtrojë funksionin e sekretarit në MIA, Bytyqi ka shërbyer edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në kohën kur ministria udhëhiqej nga Arban Abrashi.

Bytyqi ishte dënuar më 2012 nga Gjykata e Lartë për Kundërvajtje për shkak se e kishte shkelur Ligjin për Deklarimin e Pasurisë.

Ai fillimisht kishte marrë një gjobë prej 2 mijë e 300 euro, vendim ky për të cilin ishte ankuar. Pas rishikimit të vendimit i njëjti ishte dënuar me 1 mijë e 500 euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat