Bega: Tërheqja e parave nga Trustit do të kishte pasoja fatale për pleqërinë e qytetarëve

Aktuale

Bega: Tërheqja e parave nga Trustit do të kishte pasoja fatale për pleqërinë e qytetarëve

Më: 26 maj 2022 Në ora: 21:31
Erton Bega

Duke komentuar çështjen e tërheqjes së 30 përqindshit të parave nga Trusti Pensional, ekonomisti Erton Bega thotë se nëse ndodh kjo, pasojat do të ishin fatale për pleqërinë e qytetarëve të Kosovës. 

Bega e kundërshton deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu i cili është pro tërheqjes së këtyre mjeteve pensionale.

Bega thotë se janë dy arsye kryesore mbi bazën e të cilave e bënë këtë kundërshtim.

“Pasojat do të ishin fatale për pleqërinë e qytetarëve të Kosovës  e cila në 15 vitet e fundit  ka kursyer për një pleqëri më të dinjitetshme dhe me të lehtë. Janë dy arsye kryesore mbi bazën e të cilave kundërshtoj propozimin e Haxhiut, e para lidhet me qëllimin e ekzistimin të Fondit të kursimeve pensionale. Duhet ta kuptojmë që ky është një kursim i detyrueshëm me ligj në mënyrë që të mos jemi barrë shumë e madhe e shoqërisë kur të mbërrijmë moshën 65 vjeçare dhe mundësitë e punësimit janë tepër të kufizuara në atë kohë. Dhe arsyetimet cilat jepen tash me shumat të mbledhura individualisht në fondin e kursimeve pensionale nuk qëndrojnë sepse bëhet fjalë për kursime 10 deri në 15 vjet”, tha Bega.

Sipas Begës arsyeja e dytë ka të bëjë me situatën ekonomike dhe me ngritjen e cmimeve.

“Qëllimi i Fondeve Pensionale kudo është që të kursehet 35 deri në 40 vjet. Shembull një person që e ka pagen 300 euro për 40 vjet pagun nga 30 euro në muaj Trust, kur kalon në moshën  e pensionimit merr nje pension mbi 500 euro. Arsyeja e dytë ka të bëjë me situatën ekonomike dhe problematikën  të cilën e kemi tani me rastin e ngjitjes së çmimeve. Ne nëse lejojmë një tërheqje të tillë e cila mund të shkoj deri në 500 milionë euro sepse kështu janë përllogaritjet…”, tha ai tutje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat