LDK-ja dorëzon në Kuvend nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së

Aktuale

LDK-ja dorëzon në Kuvend nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së

Më: 27 maj 2022 Në ora: 17:05
LDK

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka njoftuar se sot kanë dorëzuar zyrtarisht në Kuvend nismën për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Gashi ka thënë se vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik.

“Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, sot, në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht dorëzuam nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së. Vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sipas tij, paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rëndë mirëqenien e qytetarëve.

“Paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve duke e thelluar krizën e papërballueshmerisë, andaj shkarkimi i këtij bordi është më e pakta”, ka përfunduar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat