Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës në lidhje me tërheqjen e Trustit.
Haxhiu në një postim në Facebook tha se kjo është papërgjegjsi e pushtetit, për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.
"Kam paralajmëruar se pushteti do ta shtyjë votimin e Projektligjit për Trustin, për të ushtruar presion mbi deputetët për të votuar kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit. Dhe kjo po ndodh!", deklaroi deputeti i PDK-së, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që është papërgjegjsi e pushtetit 50.24%, por është edhe e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.
Kam paralajmëruar se pushteti do ta shtyjë votimin e Projektligjit për Trustin, për të ushtruar presion mbi deputetët për të votuar kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.
Dhe kjo po ndodh!