Naim Miftari i drejtohet Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe kreut të AKI-së

Aktuale

Naim Miftari i drejtohet Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe kreut të AKI-së

Nga: N. Sh. Më: 1 qershor 2022 Në ora: 18:44
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, presidentes Vjosa Osmani dhe drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti.

Miftari përmes një postimi në Facebook, kërkon nga ta që, të bëjën verifikimin dhe pastrimi ne të dhënave apo dosjeve për mijëra persoan që SHIK-u, UDB-ja dhe DGSE i njollosi.

Sipas tij, këto janë bërë nga ta për mijëra persona që ishin kundërshtarë të Prontos dhe klaneve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Miftari kërkon që këto të dhëna të pastrohen sa më shpejt që është e mundur.

Postimi i plotë:

Kryministër Albin Kurti, drejtor i AKI-së, Petrit Ajeti, kryetare e shtetit Vjosa Osmani;

Kur do të filloni verifikimin real dhe pastrimin e të dhanave të rrejshme DOSJEVE për mijëra persona që SHIK-u (UDB, DGSE) pastaj përmes institucionit lodrës së tyre  AKI-së njollosi me mijëra të dhëna DOSJE të rrejshme për mijëra persona dërguar edhe në shtetet e KUINT sidomos për kundërshtarët e Pronto Mafies dhe klaneve PDK, LDK, AAK.... dhe të Beogradit!

Kur do t’i hjekni njerzëve të pastër dhe atdhetarëve njollat e etiketimet e vëna nga SHIK-u dhe AKI si vrasës, UDB-asha, hajna, dhunus, i korruptuar, kontrabandues, kriminel, terrorist... janë mijëra Dosje të tilla të dhana të rrejshme që i dorëzoheshin rregullisht me dekada edhe ambasadës Amerikane edhe Evropiane kinse nga zyrtarët e shtetit të Kosovës zyrtarët e SHIK-ut AKI-së, Policisë.....!

Pastrimi nga pallavrat dhe rrenat rtiketimet, zyrtare të Shik-ut Aki, Policisë... të Prontos pushtetit, institucioneve duhet me marrë fund tani jo pasi të vdesin të etiketuarit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat