I rrejshëm alarmi për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Aktuale

I rrejshëm alarmi për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 00:32 Përditësuar në ora: 06:31 më 03.06.2022
Aeroporti Adem Jashari

Nuk ka bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Alarmi për vendosje të bombës në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë doli të jetë i rrejshëm.

Këtë për median  ka konfirmuar nga policia Shpend Maliqi, komandant stacioni.

Kujtojmë që alarmet për bomba po vazhdojnë të jenë rritje në Prishtinë.

Dyshohet se bomba është vendosur në një aeroplan

Një mjet shpërthyer dyshohet se është brenda hapësirave të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ekipet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe njësitet anti-bombë të cilat po hetojnë të gjitha pjesët e pistës.

Dyshohet se mjeti është në njërin prej avionëve, ndërsa informacioni ka ardhur prej një burimi anonim.

Ekipet hetuese po shikojnë të gjitha zonat për të konfirmuar se a është me të vërtetë një mjet shpërthyes.

Po vazhdon kontrollimi i bagazheve të pasagjerëve të kompanisë Wizz Air në pistën e aeroportit “Adem Jashari”, pas njoftimit se aty mund të ishte vendosur një mjet shpërthyes.

Ky aeroplan destinacion kishte Romën e Italisë, ku nisja ishte planifikuar të bëhej në ora 22:25, por për shkak të rrethanave të krijuara vazhdon të mbetet ende në Kosovë, teksa pasagjerët i kanë larguar nga aeroplani.

Ende nuk ka njoftim zyrtar nga autoritetet. Çantat e pasagjerëve të aeroplanëve që ishin në pistë janë kontrolluar për të hequr dyshimet.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit ka pasur raportime për vendosje të bombave në vende të ndryshme në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat