Prizrenasi vdes pasi goditet nga rrufeja, fqinji tregon se si ndodhi rasti

Aktuale

Prizrenasi vdes pasi goditet nga rrufeja, fqinji tregon se si ndodhi rasti

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 20:24
Traktori ku ishte duke punuar 55 vjeçari i cili i godit nga rrufeja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Petrov të Prizrenit. Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

E si ndodhi ky rast për tëvë1 ka treguar fqinji i viktimës që ishte dëshmitar. Për rastin ka folur edhe mjeku kujdestar.

Në një ditë të zakonshme 55-vjeçari nga fshati Petrovë e Prizrenit kishte dal të kryente punët rreth shtëpisë së tij.

E në orët e pasdites, ai u goditë nga rrufeja, derisa me traktorin që voziste po barte ushqimin e kafshëve.

E gjithë këtë situatë nga afër e pa fqinji i tij, Basri Memaj i cili edhe ia dha ndihmën e parë.

Pa shenja jete, viktima ishte dërguar për tek Emergjenca e Prizrenit.

“Në orën 16:50 është sjellur në Qendrën Emergjente personi pa shenja jete. Personi 55-vjeçar i gjinisë mashkullore dhe me vlerësimin mjekësor që ka qenë në gjendje për të ndryshuar… se njeriut me ndrydhje me djegie pa vetëdije dhe me lëndime eksplozive të cilat janë vërejtur në shputën e majt. Personit i është vlerësuar gjendja fillestare i është vlerësuar a ka nevojë a ka mundësi me shpëtu, me ba diçka ma tepër”, tha mjeku kujdestar, Sadri Hylaj.

Megjithëkëtë, prokurori i rastit vendosi që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një qëndrim lidhur me kërkesën e prokurorit, mirëpo familjarët e viktimës nuk kanë pranuar të flasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat