Ish ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, konsideron se Kosova duhet të jetë pjesë e projektit “Open Balkan”.
Në një postim në Facebook ai ka shkruat se dëshiron ta shoh Kosovën bashkë me Shqipërinë, Maqedoninë e Malin e Zi të mbështetura edhe nga SHBA, shkruan "Bota sot".
“Sot në Ohër edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkan, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vëzhguesit.
Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA. Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni!”, shpreh Pacolli.
Ai me këtë rast mori shembull anglinë e cila doli nga Unioni Evropian në momentin që e vlerësoi se duhej të dilte, duke theksuar se edhe Kosova mund ta bëj një gjë të tillë.
“Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet diçka që shkon në dëm të Kosovës.
Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane”, potencoi ai.
Në fund Pacolli potencoi se izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan në favor te Kosovës).
“Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat!”, ka thënë ai.