Naim Miftari i drejtohet Hashim Thaçit: Trego definitivisht a je kanë në luftë?

Aktuale

Naim Miftari i drejtohet Hashim Thaçit: Trego definitivisht a je kanë në luftë?

Nga: N. Sh. Më: 9 qershor 2022 Në ora: 20:06
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i është drejtuar përsëri Hashim Thaçit.

Ai kësaj radhe ka ftuar që të tregoj Thaçi të vërtetën se a ishte në luftë a jo?

Sipas tij, Thaçi herë ka thënë se ka luftuar me armë në dorë, e herë që ka qëndruar larg vijave të frontit.

Postimi i plotë:

Hashim trego djalë definitivisht a je kanë në luftë a jo se brenda ditës herë po thoni po keni luftuar me armë në dorë, e herë kur po frikohesh nga Gjykata e Hagës po thu se ju keni qëndrur shumë larg vijave të frontit në Kosovë?

Me luftua në front në Kosovë nuk kisha kohë pasi në atë kohë isha i zanur tërë kohën, herë duke i shkruar dhe shpërnda nga Bonhofet e Araus, Curihit,.... komunikatat e shtabit të përgjithshëm dhe herë isha i zën në luftën e Kamasutres me Lumen për ta lindur një pasardhës tonin!

Kuptone nuk kisha kohë për front pasi kishte në Kosovë plot Ahmaka që luftonin me armë nē dorë kundër Serbisë, unë isha lider politik, plus tan kohën i angazhuar duke mbledhur e paratë nga fondet e Luftes si Vendlindja Thërret, ishte shumë vështirë t’i numroja dhe t’i fshifhja me miliona e miliona Marka e Franga, nuk ishte leht fare shpesh herë vinin miliona Dollar, Funta, Kruna... nuk ishte leht 😳!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat