Ekonomisti Avdija: Është parashikuar rritje e çmimit të naftës deri në 2 euro

Aktuale

Ekonomisti Avdija: Është parashikuar rritje e çmimit të naftës deri në 2 euro

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 20:27
Besnik Avdija

Duke diskutuar rritjen e çmimit të naftës, Ekonomisti Besnik Avdija tha se është parashikuar që do të ketë rritje të çmimit deri në dy euro.

Për të evituar këtë rritje të vazhdueshme të çmimit të naftës, Avdija thotë se qeveritë duhet të hartojnë politika të cilat, sipas tij, do ta lehtësonin situatën e rënduar.

“Është parashikuar rritje e çmimit dhe po flitet që do të rritet deri në 2euro litra, prandaj qeveritë duhet të hartojnë  në bashkëpunim me palët e interesit politika që e lehtësojnë situatën për të gjitha nga pak. Nëse në këtë 1 euro  80 cent, diku 62 apo 64 cent i takon  buxhetit të shtetit nga akciza dhe nga tatimi atëherë në njëfarë forme fitues po del buxheti i shtetit. Tek ne, Qeveria për akumulimin dhe të hyrat nga akciza, vetëm për pjesën e derivateve të naftës, nëse janë në gjendje të sakrifikojnë një pjesë të kësaj të reduktojnë akcizën, ose tatimin apo përkohësisht ta largojnë të lehtësohet barra deri sa të bien çmimet. Kjo do të sillte një efekt pozitiv edhe tek bizneset edhe tek qytetarët”, tha ai.

Tutje në emisionin “ Ditari” Avdija thekson se duhet të ketë edhe kontrolla të rrepta në tregun e Kosovës nga organet kompetente si dhe të gjobiten ata që bëjnë manipulime.

“Kjo duhet të përcillet me kontrolle të rrepta përmes organeve përkatëse siç janë inspektoratin i tregu që të shmangen dhe të mos lejohen dhe të gjobiten fuqishëm operatorët të cilët po bëjnë manipulime”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat