Vlora Çitaku i reagon Besnik Bislimit për shpërndarjen e postimit ku Edi Rama quhej “pro-serb”

Aktuale

Vlora Çitaku i reagon Besnik Bislimit për shpërndarjen e postimit ku Edi Rama quhej “pro-serb”

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 15:51
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili shpërndau një postim në profilin e tij personal në facebook ku Edi Rama quhej “pro-serb”, postim të cilin e ka fshirë.

Çitaku thotë se Edi Rama është kryeministri që shqiptarët në Shqipëri e kanë zgjedhur tri herë radhazi dhe se preferencat personale të dikujt për të pushojnë atëherë kur pranohet funksioni shtetëror.

“Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë. Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror. E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeminiatrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera”, ka shkruar ajo.

Tutje ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, tha se ka qenë dëshmitare për mbështetjen që Rama I ka dhënë Kosovës në disa situate.

“Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet.”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka shprehur keqardhje që në ditën e çlirimit të Kosovës duhet t’ua përkujtojë disave ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Kosovës.

“Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tone. Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tone”, ka shkruar ajo.

Gjatë ditës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka shpërndarë një postim në profilin e tij personal në Facebook ku Edi Rama quhej “pro-serb”. Të njëjtin postim më pastaj e ka fshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat