​Krerët shtetëror në ditën e Çlirimit nderojnë edhe veprimtarin Adem Demaçi

Aktuale

​Krerët shtetëror në ditën e Çlirimit nderojnë edhe veprimtarin Adem Demaçi

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 09:39
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu bashkë me kryeministrinë e Kosovës, Albin Kurti në përkujtim të 23 vjetorit të ditës së çlirimit, kanë bërë homazhe edhe te varri i ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu u shpreh se për lirinë dhe paqen që sot e gëzojmë janë sakrifikuar mijëra gra e burra të Kosovës, por veprimtari, Adem Demaçi është mishërimi më i mirë i kësaj sakrifice.

Ajo tha se veprimtari Demaçi me vetëmohimin e tij dha shembullin se liria e Kosovës ishte më e rëndësishme se liria individuale. 

Osmani-Sadriu: Shembulli i Demaçit do të vazhdoj të shërbej si dritë udhërrëfyese 

“Për lirinë e Kosovës për paqen që sot e gëzojmë janë sakrifikuar mijëra e mijëra gra e burrat të Republikës sonë siç e dini 3 mijë dëshmorë kanë rënë vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, 13 mijë civil diku janë vrarë dhe ende i kemi edhe shumë qytetar tanë të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit, mirëpo veprimtari, Adem Demaçi është mishërimi më i mirë i pikërisht kësaj sakrifice që është bërë për dekada të tëra, prandaj edhe jemi sot këtu për të nderuar këtë sakrificë të tij këtë vetëmohim të tij dhe shembullin që e dha para gjithë qytetarëve të Kosovës në kohë shumë të vështira duke treguar se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme sesa liria individuale. Sot e përgjithmonë përkulemi para veprës së tij, para shembullit që e dha dhe natyrisht që ai shembull do të vazhdoj të shërbej si dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara”, shpreh presidentja e Kosovës. 

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se rezistenca dhe qëndresave e shqiptarëve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore nuk mund të paramendohet pa Adem Demaçin. 

Kurti: Demaçi Mandela i Evropës dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirim dhe liri 

“Rezistenca dhe qëndresave e shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit 20-të pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore nuk mund të paramendohet pa Adem Demaçin, bacën Adem. Shqiptarët ishin të burgosurit politik kryesor në ish-jugosllavi dhe në numër më së shumti dhe në kohëzgjatje të vuajtjes së dënimit po ashtu më së shumti. Përafërsisht 666 shekuj burg i kanë mbajtur shqiptarët në Jugosllavinë e dytë e quajtur të Arnojit, dhe aty baca Adem me 28 vitet e tij në burg padyshim që ka shërbyer për popullin si ndërgjegjja e këtij vendi edhe jashtë këtij vendi. Fitues i çmimit Saharov, Mandela i Evropës pa dyshim se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke frymëzuar dhe inspiruar pa numër breza të veprimtarëve”, u shpreh ai. 

Gjatë ditës së sotme në shënime të 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës do të mbahet një performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, si dhe manifestimi qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat