Tërmkolli i reagon ashpër Petrit Zogajt për deklaratën drejtuar ministers Gërvalla – ka këto fjalë

Aktuale

Tërmkolli i reagon ashpër Petrit Zogajt për deklaratën drejtuar ministers Gërvalla – ka këto fjalë

Nga: M.H. Më: 12 qershor 2022 Në ora: 22:28
Melihate Tërmkolli

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj orë më parë ka shkruar në lidhje me sakrificat e grave të Kosovës gjatë luftës, duke përmendur këtu ministren Gërvalla.

Në lidhje me këtë postim të tij, ka reaguar ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Ajo e ka quajtur turp deklaratën e Zogajt duke u shprehur që është ofendim i madh ndaj Ministres Gërvalla dhe ndaj çdo gruaje shqiptare që ka bërë sakrificat më të mëdha për këtë vend.

Asnjë lloj kritike nuk mund të justifikohet me sulme të tilla të ulëta, shkroi ndër të tjera Tërmkolli.

Shkrimi i plotë

Ofendim i madh ndaj Ministres Gërvalla dhe ndaj çdo gruaje shqiptare që ka bërë sakrificat më të mëdha për këtë vend, qoftë ajo me emrin Donikë, Xhevë, Dardane a Ilire! Luftëtare të lirisë! Asnjë lloj kritike nuk mund të justifikohet me sulme të tilla të ulëta! Turp i turpeve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat