Haki Abazi i del në mbrojtje Donika Gërvallës: UÇK nuk është pronë e asnjë partie politike

Aktuale

Haki Abazi i del në mbrojtje Donika Gërvallës: UÇK nuk është pronë e asnjë partie politike

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 00:13
Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka komentuar kritikat që po merr subjekti i tij dhe ministrja Donika Gërvalla për mënyrën e qasjes ndaj UÇK-së.

Ai ka thënë se UÇK nuk është pronë e asnjë partie, teksa ka shtuar se ëndërra e tyre ishte bashkimi kombëtar. 

“Mendoj që është një garë e pronësisë. UÇK nuk i takon asnjë partie të vetëm e asnjë politikani. UÇK është pjesa më e ndritshme e historisë sonë në luftën për lirinë e Kosovës dhe për bashkim kombëtar. Pasi mos harroni se cdo ushtar i UÇK-së ka rënë më betimin për bashkimin kombëtar, që ishte betimi i UCK-së me flamurin kuq e zi.. Mos harroni se VV ka mbrojtur UÇK-në dhe se votoi kundër Gjykatës Speciale. Mos të harrojmë se shumë shqiptarë kanë vdekur për bashkim kombëtar edhe në Luftën e Dytë Botërore. Nuk ka dyshim”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7. 

Abazi shtoi se Gërvalla ka rrënjë të forta në identitetin shqiptar, duke aluduar në babanë e saj Jusuf Gërvalla.

“Nuk ka asnjë argument logjik e racional që mund të kontestoj rrënjët e zonjës Gërvalla që vijnë nga lufta për bashkim kombëtar dhe lufta për identitetin dhe gjuhën shqipe, për universitetin. Kemi bërë një kompromis të madh. Edhe Rugova vet ka thënë se kompromisi më i madh është pavarësia e Kosovës por ëndërra e shqiptarëve që të jetojnë së bashku në një entitet në Ballkan, e jo vetëm tek shqiptarët e Kosovës, por edhe tek ata të Maqedonisë, është një korrigjim që duhet t’i bëhet kombit.”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat