Liri Loshi: Po, UÇK-ja është krenaria jonë, e krenaria e UÇK-së janë dëshmorët, por, krenari e UÇK-së nuk janë komandantët milionerë

Aktuale

Liri Loshi: Po, UÇK-ja është krenaria jonë, e krenaria e UÇK-së janë dëshmorët, por, krenari e UÇK-së nuk janë komandantët milionerë

Nga: N. Sh. Më: 14 qershor 2022 Në ora: 08:35
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas debatit të fundit për UÇK-në.

Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se UÇK-ja është krenaria jonë, e krenaria e UÇK-së janë dëshmorët dhe ushtarët me komandantët e ndershëm.

Por, sipas tij, krenari e UÇK-së nuk janë komandantët milionerë dhe veteranët mashtrues.

Postimi i plotë:

Po, UÇK-ja është krenaria jonë. E krenaria e UÇK-së janë dëshmorët, të gjithë ushtarët dhe të gjithë komandantët e ndershëm. Por, krenari e UÇK-së nuk janë komandantët milionerë, nuk janë veteranët mashtrues dhe nuk janë profiterët tjerë.

Nëse ju në zemër të UÇK-së vendosni të tillët, mos u befasoni kur njerëzit të ikin sa më larg UÇK-së suaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat