Kaq para të kursyera kanë në bankë Kryeministri Kurti dhe bashkëshortja e tij

Aktuale

Kaq para të kursyera kanë në bankë Kryeministri Kurti dhe bashkëshortja e tij

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 13:01
Albin Kurti dhe bashkëshortja e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe këtë vit në deklarimin e pasurisë ka deklaruar banesën  67 m2 e blerë në vitin 2018 e që është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Bashkëshortja e kryeministrit ka të kursyera në bankë 23 mijë euro në Norvegji, ndërkaq Kurti vetëm 400 euro.

Por, bashkëshortja e tij ka edhe borxhe. Ajo është në kredi në vlerë 290 mijë euro, që e ka në kohëzgjatje prej 25 vitesh, e që ka thënë se e ka marrë për blerjen e apartmentit.

39,200 euro janë të hyrat vjetore neto të bashkëshortes së Kurtit derisa Kryeministri merr 12 mijë e 903 euro në vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat