Sondazhi i fundit: LVV-ja pëson rënie, rritet LDK-ja

Aktuale

Sondazhi i fundit: LVV-ja pëson rënie, rritet LDK-ja

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 11:06
Qeveria Kurti

Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte 34 për qind të votave nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, tregojnë matjet e opinionit publik për subjektet parlamentare shqiptare në Kosovë.

Matjet janë realizuar nga një organizatë ndërkombëtare në vend. Nga rënia në mbështetje për Lëvizjen Vetëvendosje, sipas matjeve të kësaj organizate, ka përfituar më së shumti Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është rritur ndjeshëm në përqindje krahasuar me zgjedhjet parlamentare në 14 shkurtit të vitit të kaluar.

Lidhja Demokratike shënon rritje prej mbi 10 për qind të votave nga rezultati i zgjedhjeve nacionale, dhe figuron të ketë mbështetje prej 24.2 për qind në matjet e realizuara nga organizata e huaj.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me mbështetje prej 20.7 për qind, tregojnë matjet.

AAK-ja e Ramush Haradinajt do ta kalojë sërish pragun, nëse bazohemi në këto matje. Ky subjekt do të merrte 6.0 për qind të votave në nivel vendi nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën.

Lista Guxo e udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla rezulton se nuk do ta kalonte pragun zgjedhor, bazuar në matjet e opinionit publik të transmetuara.

Image

 

Sondazhi

Matja e opinionit publik nga organizata ndërkombëtare në fjalë ka shtruar edhe një pyetje domethënëse që ilustron në mënyrë të qartë arsyen prapa rënies së mbështetjes për Vetëvendosjen: “Cilat janë çështjet që ju shqetësojnë më së shumti?”

Shqetësimi më i madh i qytetarëve në këtë kohë të rritjes së çmimeve të produkteve esenciale ishte pikërisht rritja e çmimeve të produkteve (15.2 për qind). Në vend të tretë ishte rritja e çmimit të energjisë.

Lëvizja Vetëvendosje, në një koalicion në listë të përbashkët me Listën ‘Guxo’, shënoi fitore plebishitare me 50.2 për qind të votave në Zgjedhjet Parlamentare të 14 shkurtit, 2021 dhe siguroi një shumicë të ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat