Paralajmërohet protestë në Prishtinë, nëse sot s’ka asgjë konkrete për vizat

Aktuale

Paralajmërohet protestë në Prishtinë, nëse sot s’ka asgjë konkrete për vizat

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Në rast se sot në Samitin BE-Balkani Perëndimor nuk ka asgjë konkrete për sa i përket liberalizimit të vizave – atëherë është paralajmëruar protestë para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Gazetari, Vullnet Krasniqi ka publikuar në Facebook një event për të protestuar nëse s’ka liberalizim vizash për Kosovën.

Sot në Bruksel potencialisht mund të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Image
Event për të protestuar nëse s’ka liberalizim vizash për Kosovën.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka mbetur në regjim vizash për të udhëtuar në një nga vendet e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat