Oda Amerikane: Rritja ekonomike në Kosovë varet nga ardhja e diasporës

Aktuale

Oda Amerikane: Rritja ekonomike në Kosovë varet nga ardhja e diasporës

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 09:33
Arian Zeka

Në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në muaj, është ende herët të bëhet një parashikim përfundimtar për sa i përket normës së rritjes ekonomike për vitin 2022.

Kështu ka thënë drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka.

Zeka ka thënë se gjithçka do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale.

Megjithatë, Zeka shtoi se në rast se ndodh ndonjë mrekulli e hyrjes në qarkullim të qindra miliona eurove brenda këtij viti, atëherë natyrisht mund të flitet për realizimin e parashikimit të qeverisë për normën e rritjes ekonomike për këtë vit.

“Në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në muaj ndoshta është ende herët që të bëjmë një parashikim përfundimtar për sa i përket normës së rritjes ekonomike për bitin 2022. Besoj që gjithçka do të varet megjithatë nga ardhja e diasporës dhe kontributi i tyre përmes dërgesave të cilat do ti bëjnë gjatë këtij viti duke e ditur që konsumi është njëri prej aspekteve më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës”.

“Po ashtu do të varet edhe nga shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale nga ana e shtetit të cilat për momentin duket që mbesin të pezulluara ose nuk implementohen fare. Dhe kjo natyrisht që ka ndikim në rrjedhën e parasë së gatshme tek bizneset e sektorit privat dhe edhe në krijimin e vendeve të reja të punës”, tha ai, raporton EO.

“Në një skenar më pesimist besoj edhe nga ardhja e diasporës edhe të nxitjes së qarkullimit të parasë së gatshme në tregun e brendshëm besoj që do të realizohen parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare siç është FMN dhe Banka Botërore. Në rast se ndodh ndonjë mrekulli e futjes në qarkullim të qindra miliona eurove brenda këtij viti atëherë natyrisht mund të flasim edhe për realizimin e parashikimit të qeverisë për normën e rritjes ekonomike për këtë vit”, tha Zeka.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat