​Nagavci: MAShTI shënoi performancë shumë më të mirë se viteve tjera

Aktuale

​Nagavci: MAShTI shënoi performancë shumë më të mirë se viteve tjera

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ministria qe e drejton ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve tjera dhe kjo do të thotë se gjatë vitit 2021 i kanë kushtuar vëmendje të veçantë transparencës dhe llogaridhënies.

Nagavci ka shkruar në Facebook se Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2020, kishte rezultuar me 22 rekomandime, prej të cilave 15 rekomandime janë zbatuar gjatë vitit 2021, ndërsa 6 rekomandime janë duke u zbatuar, për arsye se janë çështje të cilat nuk varen vetëm nga MAShTI, por edhe nga institucione të tjera.

“Progresi i lartë i shënuar në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, është tregues se po e zhvillojmë arsimin të përkushtuar që çdo veprim ta bëjmë sipas përgjegjësive ligjore që kemi. Me transparencë, llogaridhënie e punë, i sigurojmë qytetarët tanë se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim, segment ky që siguron zhvillimin e vendit dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, ka shkruar ajo.

Raporti i auditimit për MASHTI ndër vite (2017-2021), bazuar në zbatueshmërinë e rekomandimeve, forma grafike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat