Kuçi: Kosova t’ia kërkojë BE-së “kushtet e padukshme” për liberalizimin e vizave

Aktuale

Kuçi: Kosova t’ia kërkojë BE-së “kushtet e padukshme” për liberalizimin e vizave

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 10:09
Hajredin Kuçi

Pritjet e Kosovës për liberalizimin e vizave gjatë Samitit të fundit të Bashkimit Evropian ishin jo reale, thotë ish-zv.kryeministri, Hajredin Kuçi.

Kjo pasi që sipas tij, temë kryesore e diskutimit ishte Ukraina.

“E para duhet ta kemi parasysh që kur mbahet një Samit përfitues do të jetë vetëm ai që do të jetë tema kryesore, mos të kemi iluzione se në rast fatkeqësie të dikujt do të kemi përfitime… Kur ka qenë temë kryesore Kosova ka qenë përfituese të tjerët mund ta kenë vëmendjen dhe mund ta ruajnë qetësinë një lloj paqe nëse mund ta them… Por ne çka duhet të jemi të kujdesshëm, kërkesat tona duhet të jenë të arsyetueshme por jo të balancuara me zhvillimet në Ukrainë por të legjitimuara me kërkesat tona në raport me Unionin Evropian, detyrat tona dhe me ambiciet që i kemi”, deklaroi ai.

Madje, Kuçi e këshillon Qeverinë të bisedojë me vendet skeptike, për të mësuar se cilat janë “kushtet e padukshme” që i kërkojnë nga Kosova për t’i plotësuar.

“Natyrisht është dëshpërues një veprim i tillë, por EU nuk ka në konsensus sa i përket Kosovës kemi 5 shtete që se kanë njohur Kosovën… Ne duhet po ashtu që ta kemi parasysh që kërkesat tona në veçanti sa i përket liberalizimit unë e quaj se janë ‘kushte të padukshme’ dhe është mirë që liderët tanë politikë t’i pyesin liderët evropianë në veçanti të shteteve hezituese: cili është kushti i padukshëm që po e kërkojnë nga ne? Ato kushtet e dukshme 95 % janë përmbushur, më shumë më pak sikur i kanë këkruar ata, më shumë më pak sikur shtetet tjera përreth që e kanë që 11 vite liberalizimin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat