Blerim Latifi: Si e hëngrën gënjeshtrën trupat e NATO-s për monumentin e Betejës së Fushë Kosovës i ngritur në Gazimestan

Aktuale

Blerim Latifi: Si e hëngrën gënjeshtrën trupat e NATO-s për monumentin e Betejës së Fushë Kosovës i ngritur në Gazimestan

Nga: N. Sh. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:52
Monumenti në Gazimestan

Analisti politik, Blerim Laltifi ka folur për monumentin e Betejës së Fushë Kosovës, të ndërtuar në fshatin Gazimestan.

Përmes një postimi në facebook, Latifi thotë se, ky monument është ngritur në vitin 1951 nga antishqiptari i madh Aleksandër Rankoviq.

Sipas tij, është gënjeshtër e cila thuhet se ky monument është ngritur në vitin 1389.

Ai shkruan se pasluftës trupat e NATO-s që u futën në Kosovë e hëngrën gënjeshtrën, pasi disa serbë u jepnin atyre fletushka ku thuhej se, Monumenti i Betejës së Fushë Kosovës të vitit 1389.

Ai shprehet se, ky monument është politik i cili ka frymëzuar dhe ende frymëzon projeksionet serbe për spastrimin etnik të Kosovës.

“Kanë kaluar 23 vjet nga çlirimi dhe askujt nga ne nuk i ka shku ndërmend që aty afër me vendosë një pllakë të madhe ku do të tregohej e vërteta e këtij monumenti dhe pasojat tragjike të mitit që e simbolizon ai”, shrkuan ai.

Postimi i plotë:

Kur trupat e NATO's po marshonin në Kosovë në qershor të vitit 1999 dikush nga serbët u kujdes që atyre t'u jepnin disa fletushka në të cilat u thuhej se Monumenti i Betejës së Fushë Kosovës të vitit 1389, i ngritur mbi një rrafshlartë në fshatin Gazimestan, është monument i periudhës mesjetare.

Trupat e NATO's, që vinin në një tokë të panjohur, e hëngrën gënjeshtrën dhe menjëherë e morrën nën mbrojtje monumentin, i cili, në fakt, është ngritur në vitin 1951 nga antishqiptari i madh Aleksandër Rankoviqi.

Ishte viti kur Beogradi kishte riaktivizuar politikën e dëbimit të shqiptarëve për në Turqi dhe ky monument ishte në funksion të kësaj politike. Si i tillë ai është thjesht dhe vetëm një monument politik, i cili ka frymëzuar dhe ende frymëzon projeksionet serbe për spastrimin etnik të Kosovës.

Kanë kaluar 23 vjet nga çlirimi dhe askujt nga ne nuk i ka shku ndërmend që aty afër me vendosë një pllakë të madhe ku do të tregohej e vërteta e këtij monumenti dhe pasojat tragjike të mitit që e simbolizon ai.

Ne nuk bëjmë asgjë dhe pastaj ankohemi kur bota i merr si të vërteta mitet e shovinizmit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat