Lajçakut i pëlqen Kosova: Nuk më mjafton koha këtu

Aktuale

Lajçakut i pëlqen Kosova: Nuk më mjafton koha këtu

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 10:38
Mirsolav Lajçak

Emisari special i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak, është shprehur i lumtur për vizitën e tij treditore në Kosovë. Ai tha se do të dëshironte të kishte më shumë kohë dhe mundësi për të qëndruar këtu.

Në një konferencë për media, Lajçak ndër të tjera përmendi vizitën në Prizren, ku ka pasur takime dhe evente të cilat ishin të ndërlidhura me personat e zhdukur.

“Jam i lumtur që jam këtu, sa herë që jam këtu do të doja të kem më shumë kohë dhe më shumë mundësi të kalojë më shumë kohë këtu. Jam i lumtur që vizita ime ishte më ndryshe kësaj radhe prej vizitave të mëparshme.

Për herë të parë kam qenë në gjendje që të dalë prej Prishtinës, kemi vizituar Prizrenin dje dhe gjithashtu kam pasur një numër takimesh dhe eventesh të cilat janë të ndërlidhura me personat e zhdukur. Kam vizituar një ekspozitë dedikuar fëmijëve që janë vrarë apo që janë zhdukur si rezultat i konfliktit në Kosovë. Në qendrën kosovare për dokumentim jam takuar me përfaqësues të personave të zhdukur të qendrës burimore dhe kam parë një shfaqje të dokumentarit “Uji dhe Qiri” që  u financua nga BE”, ka thënë Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat