Kuvendi nesër seancë, pritet debat për situatën ekonomike

Aktuale

Kuvendi nesër seancë, pritet debat për situatën ekonomike

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën e radhës. Në këtë seancë janë parashikuar të shqyrtohen nëntë pika të rendit të ditës.

Megjithatë, ajo që pritet të sjellë debat të fortë mes pozitës e opozitës do të jetë pika e katërt e rendit të ditës.

Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale”, është pika e cila për shkak të situatës ekonomike në vend, pritet të përplasë me deklarime deputetët e Kuvendit.

Ndërkohë, pikat e tjera të rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021, i cili pritet të sjellë gjithashtu kundërshtime mes partive parlamentare.

Ndër pika të tjera të rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.

Muajve të fundit seancat e Kuvendit janë ndëprerë disa herë dhe shumë nga pikat e caktuara për shqyrtim, kanë mbetur përgjysmë ose fare nuk janë trajtuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat