Heqja e akcizës së naftës, Hajdari: Na thanë shtetet tjera se është gabim

Aktuale

Heqja e akcizës së naftës, Hajdari: Na thanë shtetet tjera se është gabim

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 21:34
Rozeta Hajdari

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha Qeveria nuk e ka përfillë kërkesën e opozitës për uljen e akcizës ose për heqjen e TVSH-së për arsye se shtetet që e kanë përdorë këtë metodë u kanë thënë se nuk është një vendim i drejtë.

Hajdari deklaroi se është në komunikim të vazhdueshëm me vendet siç është Maqedonia Veriore, mirëpo thotë se ata nuk po i propozojnë që edhe Kosova të merr një vendim të tillë.

Siç thotë ajo, shtetet në fjalë i kanë thënë se nuk është vendim i drejtë të ulet akciza.

“Ne pse nuk shkuam për opsionin për të ulur akcizën ose për TVSH-në është krejt për shkak të mësimeve nga gabimet e shteteve që na kanë komunikuar, se nuk ka qenë një vendim i drejtë. Unë jam konsultuar edhe me ministrat e rajonit si me atë nga Maqedonia Veriore, ministrin Bekteshi me të cilin jam në komunikim të përditshëm më thotë se ne e kemi rregullatorin e naftës dhe ne po i bëjmë kalkulimet, por prapë se prapë çmimi po rritet ndonëse ne e kemi ulur akcizën dhe është një mësim nga vetë përvoja e tyre që nuk na propozon që ne të marrim të njëjtin vendim”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat