Edi Rama kthehet nga Samiti i NATO-s, ja çfarë po paralajmëron

Aktuale

Edi Rama kthehet nga Samiti i NATO-s, ja çfarë po paralajmëron

Nga: P.R Më: 30 qershor 2022 Në ora: 21:47
Edi Rama në Samitin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në facebook, ka paralajmëruar mbarësi në çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa e ka cilësuar samitin e NATO-s si të vështirë

“Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, ka shkruar Edi Rama, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se në Samitin e NATO-s, Rama bëri thirrje që Kosova të ftohet menjëherë në Partneritetin për Paqe.

“Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, shkroi Rama në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat