Publikohet fotografia nga spitali/ Sindikata viziton policët e plagosur në përplasjen me Nuredin Lushtakun

Aktuale

Publikohet fotografia nga spitali/ Sindikata viziton policët e plagosur në përplasjen me Nuredin Lushtakun

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 16:23
Foto nga vizita

Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka vizituar dy zyrtarët policorë të lënduar gjatë incidentit të së shtunës në Skenderaj, ku si të dyshuar janë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku dhe dy familjarë të tij.

Në një komunikatë për media, sindikata ka thënë se gjendja e policëve të plagosur ishte stabile.

“Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.”

Sindikata e Policisë ka bërë të ditur se do t’i përkrahin policët dhe dënon çdo sulm ndaj tyre.

“Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment. Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit”, thuhet në komunikatë.

Image
Foto nga vizita

Sot në ora 15:00 është mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre Lushtakëve, ku është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit  F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat