Ambasadori gjerman: Mirëpresim konkluzionet e PE-së për Kosovën

Aktuale

Ambasadori gjerman: Mirëpresim konkluzionet e PE-së për Kosovën

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 18:24
Jorn Rohde

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, deklaroi se mirëpret ato cfarë u thanë në raportin për Kosovën të Parlamentit Evropian.

Ai gjithashtu tha se  pajtohet edhe me fjalimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, e cila ka hartuar raportin për Kosovën.

Mirëpresim raportin e Parlamentit Europian dhe këto fjalë të qarta nga Viola von Cramon për liberalizimin e vizave, reformat, sundimin e ligjit, implementimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, dialogun dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit Europian”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian janë votuar raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi ka pasuar debatin e zhvilluar të martën mbrëma në PE për këto raporte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat