Deputeti i AAK-së kërkon që Rugova të shpallet komunë turistike

Aktuale

Deputeti i AAK-së kërkon që Rugova të shpallet komunë turistike

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:44
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar që Rugova të shpallet komunë turistike. Ai ka theksuar se zona private e kësaj treve duhet të shfrytëzohet sipas ligjeve aktuale në fuqi.

Në deklarimin jashtë rendit të ditës në organin më të lartë legjislativ, Dreshaj ka bërë thirrje që të plotësohen kërkesat e malësorëve të Rugovës dhe të mbështeten ligjërisht. 

Dreshaj: Kërkoj që Rugova të shpallet komunë turistike 

“Si deputet i kësaj treve, në emër të këtij regjioni kërkoj që Rugova të shpallet komunë turistike. Që prona private të shfrytëzohet sipas ligjeve aktuale në fuqi, që prona pyjore të menaxhohet bazuar në Ligjin për Pyje… që zonimi hapësinor të bëhet korrekt duke marrë parasysh ngastrat kadastrale, përmendi Niqinatin e Kuqishtës dhe Niqinatin e Drelajve, ku pjesa dominuese janë propozuar në zonën 1 pa të drejtë ndërtimi. Ndërsa, mbi 60 për qind janë pronë private, trashëgimi ndër breza”, ka deklaruar Dreshaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat