Ministri Latifi tregon a do të shtrëngohen masat, pas rritjes alarmante të rasteve me Covid-19

Aktuale

Ministri Latifi tregon a do të shtrëngohen masat, pas rritjes alarmante të rasteve me Covid-19

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 08:14
Rifat Latifi

Në Kosovë ditëve te fundit është raportuar rritje e numrit të rasteve pozitive me Covid-19. Lidhur me këtë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është shprehur i shqetësuar.

Ai ka shtuar se janë duke analizuar situatën dhe nëse ka nevojë do të edhe marrin masa. Latifi apelon te të rinjtë dhe moshuarit që të vaksinohen edhe me dozën e katërt të vaksinës.

Ai tha se ka vizituar spitalet që merren me trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe janë të gatshëm të përballojnë çfarëdo lloj situate.

“Ne jemi duke analizuar për çdo ditë procesin, numrin e rasteve, vështirësitë dhe intensitetin e këtyre sëmundjeve. Fatkeqësisht ne jemi pjesë e gjithë botës. Dhe në të gjitha vendet nëpër botë rastet po rriten. E mira është që niveli ose intensiteti i sëmundjeve nuk është sikur që ka qenë përpara. Ne duhet të marrim të gjitha masat që duhen në bazë të këshillave që i merr nga komiteti për menaxhimin e pandemisë. Ne do ta bëjmë sikurse gjithë bota”.

Sipas tij, tash për tash, s’ka nevojë, për shtrëngim të masave.

“Ne nuk mund të marrim masa të posaçme vetë për vendin tonë. Nëse ka nevojë i marrim ato. Por tash për tash nuk ka nevojë. Ne kemi aprovuar vaksinën e katërt. Të gjithë qytetarët të rinjtë dhe të moshuarit duhet të vaksinohen sipas rregullave që kemi. Dy vaksina, të tretën dhe të katërtën. Unë i kam vizituar spitalet që merren me trajtimin e pacientëve me Covid dhe jemi të gatshëm të përballojmë çfarëdo situate që ka nevojë. Ne do të kemi kapacitete për të menaxhuar të gjitha rastet nëse kemi nevojë”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat