Tërnava tregon pse sivjet u shtrenjtua çmimi për të shkuar në Haxh

Aktuale

Tërnava tregon pse sivjet u shtrenjtua çmimi për të shkuar në Haxh

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 13:49
Naim Tërnava

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka treguar se pse sivjet është ngritur çmimi për të shkuar në Haxh.

Tërnava ka thënë se çmimi 5.700 eurove që iu desh të paguanin ata që morën rrugën për të kryer këtë obligim fetar nuk përcaktohet nga BIK.

Sipas tij, ky çmim varet nga Arabia Saudite e jo nga BIK-u.

"Çmimi i haxhit në Kosovë është një prej çmimeve më të lira në Evropë. Shembull, Turqia çmimin e ka prej 9 mijë dollarëve e më shumë, Bosnja e ka 6 e 200-300 euro, shumica e vendeve të Evropës e kanë mbi 9 mijë euro.

Nëse doni detaje, po ju tregoj. Deri në këtë vit nuk është paguar asnjëherë viza për të shkuar në haxh, pra ka qenë gratisë për të gjithë hanxhinjtë e botës, ndërsa prej këtij viti kushton 80 euro. Shërbimet brenda Arabisë Saudite kanë qenë 650 euro, këtë vit janë bërë 1650 euro.

Pastaj, sigurimi shëndetësor është ngritur shumë. Gjithashtu, atje nuk ka pasur TVSH e taksa tjera, ndërsa tani kanë. Pra, çmimin nuk e përcaktojmë ne, e caktojnë ata atje. Çmimet janë ngritur në të gjithë botën, sikurse që ka ndodhur edhe të ne. Pastaj, edhe haxhi është zotnillak, ne nuk guxojmë që hanxhinjtë tanë t'i vendosim në kushte jo të mira, nuk mund ti vendosim 20 haxhinjë në një dhomë dhe të qëndrojnë në kushte jo normale. Pyetni hanxhinjtë kur të vijnë dhe ju tregojnë për kushtet që i kanë pasur atje", ka deklaruar ai, duke treguar se pse Shqipëria këtë cmim e ka më të lirë.

"Ju mund të thoni se që Shqipëria e ka më lirë, sepse ju gazetarët i doni këto. Është e vërtetë që e ka më lirë. Ata që merren me turizëm dhe aeroplana e dinë, fatbardhësisht Shqipëria e ka kompaninë ajrore me kosto të ulët të Arabisë Saudite "Flynas". Ata nuk janë të detyruar të marrim charter qysh jemi ne të detyruar. Pra, vetëm në bileta ata janë më lirë se ne dikur rreth 400 euro", ka thënë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat