Del raporti 24 orësh për Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Del raporti 24 orësh për Covid-19 në Kosovë

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:23
Pamje nga QKUK

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 285 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 859 testime.

Kjo ka bërë që pozitiviteti i rasteve të jetë 33.17%.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 203 persona nga koronavirusi.

Në total numri i rasteve aktive është 2,169.

Ndryshe, në 24-orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19 për shkak të pushimit për festën e Kurban Bajramit.

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat