Fotoreporteri: Ministria e Kulturës nuk i pranoi fotografitë e ngjarjeve më të rënda të historisë së Kosovës

Aktuale

Fotoreporteri: Ministria e Kulturës nuk i pranoi fotografitë e ngjarjeve më të rënda të historisë së Kosovës

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 09:51
Ilaz Bylykbashi

Me mijëra fotografi nga ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë, janë dokumentuar nga fotoreporteri Ilaz Bylykbashi.

Bylykbashi ka thënë se shumë ministri e theksuar ajo e Kulturës, nuk i kanë pranuar këto dokumentacione, me rëndësi për dokumentimin e historisë sonë.

“Këta le që nuk donë me komuniku se për institucione s’po foli, asnjëherë asnjë institucion edhe pse në 2005 ua kom ofru merrni bre se prishen filmat prishen këto, kurrkush s’ka dashtë me dëgju, e kom dërgu në Ministri të Kulturës programin, por jo po lyp Ilazi pare. Për me rregullu këtë dokumentacion duhet 1 vjet me punu 10 persona, ata njerëzit duhet me i pagu”, është shprehur Bylykbashi për emisionin N’Konak.

Ndryshe Ilaz Bylykbashi, ka qenë fotoreporter në Gazetën Rilindja, e cila ka qenë e vetmja e përditshme shqiptare në atë kohë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat