Bekim Haxhiu merr pesë paga, edhe pensionin invalidor

Aktuale

Bekim Haxhiu merr pesë paga, edhe pensionin invalidor

Nga: H.O. Më: 18 korrik 2022 Në ora: 07:53
Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu është deputet në Kuvendin e Kosovës  nga radhët e PDK-së. Ai përveq si deputet njihet edhe si fizioterapeut dhe mësimdhënës në Univeristetin e Prishtinës dhe një kolegj privat. Nga të gjitha këto të ardhura, ai gëzon edhe pensionin invalidor

Ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar një shtëpi, tokë, truall e lokal të gjitha në vlerën e gjysëm milioni apo mbi 415 mijë euro.

Image

Haxhiu posedon edhe një veturë luksoze në vlerën 61 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij një veturë Mercedes në vlerën 13,800 euro.

Mbi 17 mijë euro janë kursimet e tij në emër të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve, ndërsa borxhet kapin vlerën mbi 40 mijë euro.

Image

Ai ka deklaruar tek të hyrat vjetore se merr pesë paga, një nga Kuvendi i Kosovës si deputet, një nga kolegji privat, një nga Fakulteti i Mjekësisë, një nga SHSKUK, një pension invalidor, qira nga një lokal në Fushë Kosovë, si dhe paga e bashkëshortes së tij që punon në Postën e Kosovës. Të hyrat vjetore të tij nga gjithë këto të ardhura kalojnë shifrën mbi 61 mijë euro./Bota sot

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat