Situatë e re në Ballkan, kërkohet që BE-ja të veprojë ndaj shtetit serb me masa ndëshkuese

Aktuale

Situatë e re në Ballkan, kërkohet që BE-ja të veprojë ndaj shtetit serb me masa ndëshkuese

Nga: A.ZH Më: 21 korrik 2022 Në ora: 11:01
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq; foto ilustrim nga "Bota sot"

Njohësi i çështjeve politike dhe juristi Muhamet Kelmendi, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, që të ndëshkojë Serbinë.

Ai ka thënë se derisa ta njoh shtetin e Kosovës, Serbia nuk duhet të pranohet në BE, përcjell Bota sot.

Kelmendi ka shprehur bindjen se me qëndrimet e SHBA-ve, të Anglisë, të Austrisë dhe të Gjermanisë, çështja do të eci në drejtim të njohjes së shtetit të Kosovës.

Reagimi i Kelmendit në Facebook:

BE duhet të veprojë ndaj shtetit serb me masa ndëshkuese

Hapja e negociatave për Shqipërisë dhe për Maqedoninë e Veriut në kuadër të integrimeve në BE duket se ka krijuar një gjendje të re në Ballkanin Perëndimor.

Nga Maqedonia e Veriut u pa se BE nuk pranon në gjirin e vet shtete që kanë probleme të pa zgjidhura me shtetet tjera të BE-së apo me kandidatët për bashkim.

Besohet se ky koncept do të aplikohet edhe ndaj shtetit kriminal serb.

Serbia është kandidate e BE-së. Po ky shtet ka përgjegjësi të madhe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Serbia ka bërë dhunë dhe gjenocid ndaj shqiptarëve. Ka përdhunuar mbi 20 mijë femra dhe meshkuj shqiptarë. Dëmet materiale shkojnë në mbi 30 miliardë euro dhe mbi 1 milion shqiptarë i pati dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore.

Ende Serbia nuk pranon të ballafaqohet me të shkuarën e saj dhe aktualen kriminale.

Nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe synon ripushtimin e tërë Republikës ose ndarjen e Kosovës.

Këto janë çështje madhore.

Një shtet i tillë nuk ka se ku shkon në BE.

Bashkësia Evropiane nuk e pranon një shtet të tille pa u ndarë nga e kaluara, pa dhënë përgjegjësi dhe pa e njohur Kosovën si shtet. Këto janë çështje që SHBA, Anglia, Austria dhe RFGJ ia kanë bërë të qartë shtetit serb.

Besohet se Beogradi e ka kuptuar se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës me njohje reciproke, nuk ka ku shkon në BE.

Kosovës as vizat nuk po i hiqen.

Franca dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, si Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qipro, nuk po ia heqin vizat Kosovës. Këtë e kanë lidhur me raportet me shtetin serb.

E këto shtete, pak ose fare pak, bëjnë presion mbi Serbinë.

Thjeshtë:

Nuk po merren me këtë çështje. E kanë lënë atë nën kompetencat e shtetit serb.

Këtu është gabimi më i madh.

Por, këto shtete janë tradicionalisht në anën serbe. Atyre nuk iu intereson Kosova. Kjo, po bënë vështirësi dhe çështja nuk po merr kahje pozitive.

Mirëpo, me qëndrimet e SHBA-ve, të Anglisë, të Austrisë dhe të Gjermanisë besohet se çështja do të eci në drejtim të njohjes se shtetit të Kosovës dhe se Serbia pa këtë nuk ka vend në BE.

Serbia duhet te ndëshkohet nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat