Sot konstituohet Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë

Aktuale

Sot konstituohet Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë sot do të bëj konstituimin.

Ndryshe në fillim të këtij muaji me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Pjesë e këtij komisioni janë deputetë e partive politike, ndërsa drejtimi do të ketë Partia Demokratike e Kosovës (PDK)Nga Lëvizje Vetëvendosje (LVV) do të jetë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.


Prej Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) do të jenë anëtarë Ilmi Reçica, ndërsa Abelard Tahiri kryetar i Komisionit. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) anëtarë të këtij komisioni do të jenë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtar është Besnik Tahiri. Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat