Presidentja Osmani ndan momente nga takimet në SHBA: Marrëveshja e MCC-së konfirmoi partneritetin e jashtëzakonshëm Kosovë- SHBA

Aktuale

Presidentja Osmani ndan momente nga takimet në SHBA: Marrëveshja e MCC-së konfirmoi partneritetin e jashtëzakonshëm Kosovë- SHBA

Nga: H.O. Më: 28 korrik 2022 Në ora: 09:11
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që aktualisht po qëndron në SHBA, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ka ndarë disa moment nga takimet e rëndësishme që kanë zhvilluar atje.

Presidentja Osmani shkruan se Marrëveshja e MCC-së, në shumë prej 236.7 milion dollarë, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash.

Ajo shkruan tutje se, kjo marrëveshje konfirmoi edhe njëherë, partneritetin e jashtëzakonshëm e unik në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithnjë pranë Kosovës

🇽🇰🇺🇸

Në Kongresin e SHBA-ve, në prani të një numri të madh të miqve të Kosovës, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në për Progamin e Kompaktit. Kjo marrëveshje, në shumë prej 236.7 milion dollarë, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash.

Këto projekte do të kontribuojnë në garantimin e stabilitetit dhe fleksibilitetit të sistemit energjetik të Kosovës gjersa përgatitemi për tranzicionin energjetik dhe integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Ky investim do të garanatojë po ashtu një të ardhme energjetike ku gratë do të kenë rol kyç dhe do të jenë kontribuese aktive në adresimin e sfidave të së ardhmes në fushën e energjisë.

Kjo marrëveshje konfirmoi edhe njëherë atë që dihet tashmë botërisht, partneritetin e jashtëzakonshëm e unik në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Faleminderit të gjithëve për punën e jashtëzakonshme!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat