Gashi arsyeton vajzën ‘praktikante’ të Gërvallës: Ajo vjen me vizitu nanën e saj

Aktuale

Gashi arsyeton vajzën ‘praktikante’ të Gërvallës: Ajo vjen me vizitu nanën e saj

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 18:15
Donika Gërvalla

Javë më parë, doli një dokument ku thuhej se vajza e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Nora Schwarz ka marrë certifikatë për kryerje të praktikës në kabinetin e kësaj ministrie për nevoja të shkollimit të saj në Gjermani.

Lidhur me këtë çështje, është deklaruar zëvendësja e Gërvallës, Liza Gashi.

Ajo e ka mohuar kategorikisht se Nora Schwarz ka qenë zyrtarisht e angazhuar si praktikante në kabinetin e ministres.

“Nora është 15 vjeç, nuk e di këtë pjesën e kritikës që e japin media. Nora vjen me vizitu nanën e saj. Është shumë e thjeshtë, është një 15-vjeçare që vjen me vizitu nanën e saj”, tha Gashi.

Për këtë ministrja Gërvalla nuk ka dhënë ndonjë shpjegim ndonëse lidhur me këtë ka dalë edhe një dokument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat