Gjykata merr vendim për 50-vjeçarin që dyshohet se sulmoi seksualisht 6-vjeçaren në Prishtinë

Aktuale

Gjykata merr vendim për 50-vjeçarin që dyshohet se sulmoi seksualisht 6-vjeçaren në Prishtinë

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Në njërin prej marketeve në kryeqytet ka ndodhur një rast tronditës. Një 6 vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një person moshën mbi 50 vjeçare. I njëjti pronar i maketit, shkruan Insajderi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit H.M, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një 6-vjeçarje në Prishtinë.Përmes një komunikate drejtuar mediave, Gjykata ka treguar arsyet pse ia ka caktuar paraburgimin.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurores së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.M, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit H.M masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale,ndikimit në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat