Halil Geci ‘shpërthen’ ndaj Arben Gashit: Provone e rrëzone Qeverinë Kurti, pastaj e shihni ju!

Aktuale

Halil Geci ‘shpërthen’ ndaj Arben Gashit: Provone e rrëzone Qeverinë Kurti, pastaj e shihni ju!

Nga: N. Sh. Më: 30 korrik 2022 Në ora: 11:49
Arben Gashi dhe Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit i cili paralajmëroi se në vjeshtë mund ta rrëzojnë Qeverinë Kurti.

Geci në një postim në Facebook, thotë se opozita e cila për 20 vjet ka plaçkitur, vra e vjedhur tash po kërkojnë ‘qime në vezë nga Vjosa e Albini’.

Geci i drejtohet Gashit se le ta provojnë ta rrëzojnë Qeverinë Kurti 2, ashtu siç e rrëzuan Qeverinë Kurti 1, dhe do të përballen me humbje të thellë.

Sipas tij, do ta pësojnë më keq se kur është rrëzuar qeveria Kurti 1.

Shkrimi i plotë:

Opozita dhe britma  e saj në kup të qiellit nga xhelozia e pritjes madhështore që ju bënë Presidentes dhe Kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë, i ka kapur zori i jakjollit s’po din më ku mi bërë..., e po bertasin nane kaka.

Opozita e kalbur 20 vjeçare, që e ka plaçkitur, e ka vrarë, dhe e ka vjedhur këtë vend,  e krejt në fundë ka lli në të, kanë krijuar  plehun mbi të cilin sot po kokorizin gjelat opozitar duke kërkuar qime në vezë nga Vjosa dhe Albini.

Në emër të gjelave opozitar flet kryetari i grupit të gjelave parlamentar të LDK-së go.... Arben Gashi, ku thotë se do ta rrëzojmë qeverinë Kurti ll nga fundi i vitit, e unë i them: po kësaj herë kush po ju shtyn të gaboni aq rëndë, të parën herë keni thënë se na ka shty Grenelli dhe ka kërkuar nga ne që ta rrëzojmë qeverinë Kurti 1 për 7 ditë.

Gashavell tregona po tash kush po ju shtyn....! Kësaj here tërë ky popull e ka kuptuar se ju ka kap zori e s’po gjeni vend ku ta kryni nevojën.

E përdorshit propoganden “po don Kurti me na prish me Amerikën”, nuk ju doli ashtu, dhe mua veç sa nuk me bindët, por e vendosa të heshti deri në fund të mandatit, dhe bëra mirë që heshta, ngase po të ishte ashtu unë nuk dua ta shohë atë njeri qoft edhe privat që ështē kundër Amerikës edhe djali im nëse do ishte do më kishte kundërshtar.

Kjo propogand ju doli rren e kulluar!

Gashavell provone ta rrëzoni Kurtin ll ashtu siç e rrëzuat Kurtin 1 dhe keni me provuar humbje të thellë dhe  të pa shpresë, shumë ma keq se sa atëherë kur e dëgjuat Dylber Grenellin dhe e rrëzuat qeverinë Kurti l.

Ju jeni ata që e keni bërë mbret Albinin, duke sharë dhe duke e ngrehur zvarr nëpër sheshe. Albini nuk ka qenë mbret as i biri mbretit, por një aktivist dhe një djal i thjesht si të gjithë tjerët. Por ju opozitarët duke dhirë nga goja ja sollët pllumbin në krahë, tash heshtni e mos t’ju nihet zëri se ju keni gërrditur këti populli duke lehur si zagaricat s’ju beson ma njeri..!

Pastaj pasuritë e gjelave opozitarë të fituar në forma të ndryshme kanë hyrë nën orbiten e ligjeve të votuara nga ligjëbërësit në parlament, edhe kjo është njëra nga dhimbja e berkut që kërkojnë jakjollin si dhe shumë hajni që dihen për opinionin e gjërë të përmendur me mijëra herë! Lamtumirë Gjela pritne ORRLIN SE PO VJEN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat