Pas kthimit nga SHBA, deklarohen Osmani dhe Kurti: Administrata Biden nuk e lejon këtë gjë

Aktuale

Pas kthimit nga SHBA, deklarohen Osmani dhe Kurti: Administrata Biden nuk e lejon këtë gjë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 13:20 Përditësuar në ora: 14:38 më 30.07.2022
Presidentja Vjosa Osmani

Zemërgjerësia e Blinken: Na tregoni çka mund t’ju ndihmojmë më shumë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zbuluar fragmente të bisedës që e patën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Washington dhe për gatishmërinë e tij për të vazhduar ndihmën ndaj Kosovës. 

Osmani tha se ajo dhe kryeministri Kurti u pyetën nga Blinken se çfarë mund të bëjë më tepër. 

“Ne jemi pyetur nga Sekretari Blinken se si mund të ndihmojmë akoma më shumë dhe i kemi diskutuar disa nga mundësisë për të cilat do të vazhdojnë diskutimet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, tha Osmani, e cila theksoi se forcimi i pozicionit ndërkombëtar të Kosovës bëhet bashkë me SHBA-në.

“U rikonfirmua se Kosova s’ka mik më të madh sesa SHBA dhe se synimi i saj për t’u bërë pjesë euroatlantike e ka mbështetjen e plotë të Administratës Biden, me të cilën kemi punuar shumë afër dhe do të vazhdojmë. Jam e bindur për sukseset e reja të dy vendeve tona”.

Pas kthimit nga Amerika, Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti me t’u kthyer nga SHBA-ja ka njoftuar se nesër të mblidhet Këshilli i Sigurisë për t’i diskutuar temat që duhet t’i kenë parasysh zyrtarët. 

“E kemi një mbledhje e Këshillit të Sigurisë nesër në mëngjes ku do t’i diskutojmë me krerët e organeve dhe agjencive të ndryshme shtetërore dhe me disa prej ministrave çështjet që do të mund të na shfaqen dhe që ne duhet t’i kemi parasysh”, tha ai në një konferencë për media.

Kurti tha gjithashtu se dihet që ka njerëz që e sfidojnë shtetësinë e Kosovës dhe ligjet e saj, prandaj duhet kjo mbledhje. 

“E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminelë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, të cilët nuk iu pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria dhe të cilët dëshirojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës, andaj kjo mbledhje është për të diskutuar se a janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç është  menduar dhe planifikuar, gjithnjë sipas shtetit të së drejtës”. 

E thotë presidentja Osmani: Në takimin me Blinken nuk është përmendur “Ballkani i Hapur”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se në takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, nuk është përmendur fare çështja e nismës “Ballkani i Hapur”.

Osmani, pas kthimit nga vizita zyrtare në Amerikë, në një konferencë për media tha se me Blinken është diskutuar çështja e Manastirit të Deçanit.

“Sa i përket çështjes së Ballkanit të Hapur në qoftë se i referohemi takimit me sekretarin Blinken fare nuk është shtruar. Pra, as nuk është përmendur në asnjë moment gjatë takimit tonë”.

“Kurse sa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit është shtruar në kontekstin që gjithnjë e keni dëgjuar edhe më herë nga ana e palës amerikane – në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pra, “Ballkani i Hapur” fare nuk është përmendur kurse Manastiri i Deçanit është përmendur në kuadër të vendimit që ka marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Osmani: Për çdo njohje ndërkombëtare, koordinohemi me Amerikën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se për çdo anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe njohje për Kosovën janë në koordinim të plotë e deri në detaje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vazhdimisht që nga shpallja e pavarësisë më 2008 e tutje Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë shteti më përkrahës sa i përket procesit të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës dhe natyrisht se kemi edhe shumë partnerë të tjerë të cilët na kanë ndihmuar në këtë drejtim në Evropë e përtej Evropës”.

Osmani, në një konferencë për media pas kthimit nga vizita zytare në Amerikë, tha se për këto morën mbështetjen publike të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

“E njëjta vlen edhe sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, pra ne koordinohemi për secilin hap që e ndërmarrim hapin për anëtarësim ose si t’i qasemi një organizate ndërkombëtare sa i përket aplikimit qoftë kur i qasemi një shteti individual për ta bindur atë për të na njohur. Bëjmë koordinim të plotë deri në detaje me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë”.

“Si për Këshillin e Evropës ashtu edhe për Partneritetin për Paqe në NATO-n, por edhe për organizata të tjera ndërkombëtare kemi kërkuar përkrahjen e plotë të Amerikës dhe kjo përkrahje është konfirmuar nga Blinken edhe publikisht – jo vetëm brenda takimit ku natyrisht kemi diskutuar më në detaje se tek cilat shtete na duhet më shumë përkrahje” tha Osmani.

Kurti i përgjigjet Vuçiqit, zbulon pse u shtye takimi i planifikuar në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se s’dialogon derisa Kurit është në krye të Qeverisë së Kosovës. 

Kurti tha se kjo s’është forma e duhur e shkuarjes drejt pajtimit dhe BE-së, prandaj i rekomandoi atij që t’i ndalë deklaratat e tilla. 

“Më 19 korrik është dashur të mbahet një takim në Bruksel. Unë kam qenë i gatshëm, por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme dhe e ka shtyrë takimin për së paku një muaj. Gatishmëria nga ana e Kosovës ka qenë në nivelin e kërkuar nga Brukseli, por ka munguar nga Beogradi. Po i dëgjoj nganjëherë deklaratat që vijnë nga kreu shtetëror i Serbisë. Unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit, me keqardhje më duhet të konstatoj se presidenti i Serbisë po shfaqet si presidentit i frikës, frikësimit dhe kërcënimit. Për t’u integruar në BE, për normalizim të marrëdhënieve është e domosdoshme që t’i lëmë frikësimet dhe kërcënimet dhe të orientohemi kah vlerat europiane, kah fqinjësia e mirë, kah sanksionet e Rusisë dhe kah ballafaqimi me të kaluarën që është i domosdoshëm në Serbi”. 

Kurti tha se është i bindur se në shoqërinë serbe ka gatishmëri për t’i normalizuar marrëdhëniet, por se Vuçiq më shumë si pengesë sesa lehtësues në këtë drejtim.

 

Kurtit i ngeli merak që nuk ishte të enjten në seancë, më ka munguar...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i ka mbetur merak që nuk ishte në seancën ku me 89 vota për, u ratifikua nënshkrimi i marrëveshjes me ShBA-të.

Ai tha se i ka munguar ajo përbashkësi kur pozitë e opozitë bëhen bashkë për të mirën e Kosovës.

“Të enjten më ngeli merak që nuk isha në seancë kur me 89 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim u ratifikua nënshkrimi i marrëveshjes me ShBA kur ne marrim këtë grantin mbi 200 milionë dollarë. Përgjithësisht qeveria dhe opozita nuk ndajnë të njëjtat qëndrime, por kur vjen në pyetje progresi i Kosovës, ndihma e Amerikës, ne jemi bashkë. Më ka munguar ajo përbashkësi e së enjtes në seancë, por besoj që i kemi munguar edhe ne seancës meqë e mërkura ishte datë historike për zhvillimin ekonomik në përgjithësi”, tha ai.

“Uroj që ky merak të mos zgjasë shumë sepse kemi raste që edhe në të ardhmen të kemi votime të tilla për interesin e Kosovës”, u shpreh shefi i qeverisë.

Konfirmohet: Blinken ua ka hapur temën e Manastirit të Deçanit, Kurtit e Osmanit

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë konfirmuar se në takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit është hapur tema për Manastirin e Deçanit. 

Osmani tha se çështja u shtrua në bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, derisa Kurti la të nënkuptojë se kjo temë u rrah për pak kohë. 

“Manastiri është shtruar në kontekstin që është shtruar edhe më herët nga pala amerikane, pra në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Osmani. 

Kurti në përgjigje përsëriti se marrëdhëniet me Serbinë s’janë normale. 

“80% të vëllimit kohor ka pasë të bëjë për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-SHBA dhe konteksti ndërkombëtar. SHBA e njeh plotësisht siç ajo e ka shpallë vetën – shtet i pavarur,  sovran dhe demokrati. Kosova për SHBA-në është shtet normal. Ajo çka e pranojmë janë marrëdhëniet me Serbinë s’e ka normale”.

Kurti: Takimi me Blinkenin ishte tejet i dobishëm për vendin

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një konferencë për media bashkë me Presidenten Vjosa Osmani.

Duke folur për takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kurti tha se ky ishte një takim tejet i përzemërt dhe i dobishëm për vendin dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ishte një vizitë e shkëlqyeshme dhe shumë e frytshme. Në njërën anë kishim nënshkrimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht programin kompakt MCC’në me vlerë mbi 200 milionë dollarë, dhe në anën tjetër takimin tejet të përzemërt dhe të dobishëm për vendion tonë dhe për marrëdhëniet bilaterale me Sekretarin amerikan të SHtetit, Antony Blinken” tha Kurti.

Ai foli edhe për marrëveshjen që u nënshkrua me MCC’në.

“Në programin kompakt sic e kemi shpjeguar edhe me Ministren Rizvanolli, përfshihet edhe një grant në vlerë mbi 200 milionë dollarë, pra nuk bëhet fjalë për kredi që duhet të kthehet por për një grant që i jepet vendit tonë për sektorin e energjisë , me theks të vecantë te bateritë akumuluese dhe tek ngritja e shkathësive profesionale në sektorin e energjisë me potencim tek pjesëmarrja e grave”, deklaroi Kurti.

Ai iu kthye sërish takimit me Blinken, ku tha se është konfirmim i aleancës, partneriteti dhe miqësisë me Amerikën.

“Sic e tha edhe Presidentja Osmani takimi me Sekretarin Blinken ishte fort i veçant, sepse në njërën anë është konfirmim iI aleancës sonë të fortë, i partneritetit të gjerë dhe miqësisë sonë të thellë, por në anën tjetër është edhe hapje e një kapitulli të ri, ku reformat demokratike në Kosovë sfidat në të cilat ndodhet Kosova dhe i gjithë kontetineti kërkojnë një shtim bashkëpunimi të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti

Pas kthimit nga SHBA, deklarohet presidentja Osmani: Administrata Biden nuk e lejon këtë gjë

Presidentja Vjosa Osmani pas kthimit nga SHBA-ja ka treguar për temat që kanë diskutuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe zotimet që ky ia ka dhënë asaj dhe kryeministrit Kurti. 

Ajo tha se vizita atje ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që në fokus kishte thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Osmani tha se milionat që dolën nga marrëveshja me MCC-në është investimi më i madh që Kosova ka pranuar nga SHBA në sektorin energjetik, duke thënë se SHBA po e ndihmon Kosovën në sektorët më të rëndësishëm.

Presidentja listoi temat që kanë folur në takimin me Blinken.

“E para ishte për fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës. Shumica dërrmuese e njohjeve dhe antërsimeve në masë të madhe janë edhe me përkrahjen e  SHBA-së. Kemi diskutuar në esencë se si mund të forcohet pozicioni i Kosovës dhe si mund të rritet numri i njohjeve.  Personalisht, Blinken, por edhe Biden, kanë qenë edhe në të kaluarën investues. Blinken është shumë i informuar se ku mund të punohet më shumë që Kosova të vazhdojë jetë storie suksesi. Kemi përkrahjen e SHBA që të bëhen hapa konkretë”. 

Osmani tha se si temë e dytë ishte rreziku nga ndikimi rus në rajon dhe tha se kanë sqaruar pse është e rëndësishme për rajonin tonë që intencave ruse, për të cilat tha se janë historike që ta destabilizojë kontinentin europian, “kemi marrë përkrahjen e Blinken që të mos lejojë që këto qëllime të Rusisë të kenë sukses”. 

Po ashtu, tema e dialogut, të cilin e përmendi edhe vetë Blinken, ishte ndër temat më të rëndësishme të diskutuara. 

“U rikonfirmua që procesi të përqendrohet në njohje reciproke dhe kemi shprehur qëndrimet tona dhe e kemi informuar se ku qëndrojmë, p.sh për energjinë, me fazën e implementimit dhe çështje të tjera. Është rikonfirmuar qëndrimi amerikan që assesi nuk shtyn përpara një çështje që do ta prekte sovranitetin dhe rregullimin kushtetues të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat