Eksperti i sigurisë kërkon prezencë të AKI-së edhe në Jarinje e Bërnjak

Aktuale

Eksperti i sigurisë kërkon prezencë të AKI-së edhe në Jarinje e Bërnjak

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Nami i saj si spiune, më shumë se gazetare, e futi edhe në listën e Kosovës të personave të dyshimtë.

Rusja Daria Aslamova u ndal nga policia në kufirin me Serbinë, dhe pas disa orësh u shpall non-grata.

Ky veprim me të cilin u krenua minsitri i brendshëm Xhelal Sveçla, nuk llogaritet i bujshëm, për profesorin të sigurisë Sheqir Kutllovci.

“Mos ta konsiderojmë si sukses të madh sepse kjo është një gazetare e njohur dihet e kaluara e saj. Emri i saj është i njohur dhe nuk është vetëm në listën tonë po edhe në listën e shteteve tjera” – tha Kutllovci.

Kutllovci vlerëson se vetë mësymja e Aslamovës në Kosovë duke e ditur se njihet si spiune, është tregues se siguria iu duk e papërfillshme, andaj e sheh të udhës praninë e shtuar të AKI-së nëpër kufij.

“Të jetë e dukshme te policia e jo veç kështu…se inteligjenca e dimë që është civile por ajo ka dhuntinë që njerëzit e dyshimtë i vërejnë më shpejtë” – theksoi ai.

Gjatë këtij muaji, që është më i tensionuar për shkak të reciprocitetit që hyn në fuqi më 1 shtator, kërkohet kontroll mbi pikat kufitare, edhe me Shqipërinë që tash është krejt i hapur.

“Inteligjenca hyn andej kah e ka rrugën ma të lehtë”- tha ai.

Gjatë vitit të fundit Kosova ka shpallur non-grata edhe 3 rus të tjerë. Andrey Antonov më 31 dhjetor dhe më herët në tetor, Alexei Krivosheev dhe Denis Vengerskii-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat