Kurti komenton lëvizjet misterioze të Radoiçiqit në veri

Aktuale

Kurti komenton lëvizjet misterioze të Radoiçiqit në veri

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 16:11
Milan Radoiçiq

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka komentuar paraqitjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq në veri të Kosovës, i kërkuar nga Policia e Kosovës e i sanksionuar nga SHBA-ja.

Kurti ka thënë se Radoiçiq “kryekrimineli në veri të Kosovës zhvillon ndonjë lëvizje atje”, por më shumë qëndron në Serbi jo siç kishte ndodhur para se ai të ishte kryeministër.

“Tash, me shumë frikë, kryekrimineli në veri të Kosovës zhvillon ndonjë lëvizje atje, por pakrahsimisht qëndron më shumë në Serbi, ndërkohë që para disa vjetësh ai ka shëtitur i lirë edhe në Prishtinë dhe madje është mirëpritur edhe në Kryeministri.

Është dallim i madh me periudhën para disa viteve dhe duhet ta kuptoni që disa njerëz bëhen më të rrezikshëm pikërisht atëherë kur iu vjen fundi”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat