40 milionë euro për KOSTT-in, reagon Hoti: Me çfarë plani ndahen këto mjete?

Aktuale

40 milionë euro për KOSTT-in, reagon Hoti: Me çfarë plani ndahen këto mjete?

Nga: M.L. Më: 10 gusht 2022 Në ora: 14:43
Avdullah Hoti

Ministria e Financave ka pranuar kërkesën për ndarjen e 40 milionë euro për mbështetje të ndërmarrjes KOSTT. Kështu ka njoftuar ministri i Financave Hekuran Murati.

“Ne si Ministri e Financave kemi pranuar kërkesë nga Ministria e Ekonomisë, për mbështetje të ndërmarrjeve publike. Marrë parasysh që ndërmarrja KOSTT po kalon në vështirësi financiare për shkak të obligimeve të pa përmbushura që ka ndaj Entso-e me të cilën ka marrëveshje dhe duhet të respektohen në mënyrë që të vazhdojmë të jemi në të njëjtin bllok rregullues dhe të vazhdohet marrëveshja e cila ka enë marrëveshje e paraparë për dy vite fillimisht dhe tash është koha kur parashihet të vazhdohet”, ka thnënë Murati.

Por, ndaj ndarjes së këtyre mjeteve ka hedhur dyshime deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se me këtë po dëshmohet çdo ditë se menaxhimi i sektorit të energjisë në përgjithësi dhe i krizës në veçanti nga ana e Qeverisë është kaotik.

40 milionë euro për KOSTT-in?! Me çfarë plani ndahen këto mjete? A duhet ky vendim të sillet në Kuvend siç u veprua vitin e kaluar?!

Fatkeqësisht, po dëshmohet çdo ditë se menaxhimi i sektorit të energjisë në përgjithësi dhe i krizës në veçanti nga ana e Qeverisë është kaotik”, ka thënë ai.

Sipas tij, në mungesë të vendimeve adekuate, sot i gjithë sektori energjetik është në situatë tepër të vështirë.

“1. Dimrin e kaluar, emergjenca energjetike u shpall në fund të dhjetorit, kur ishte tepër vonë për të intervenuar. Ndërkaq, sivjet u miratua një vendim para dy jave në Kuvend, por ai nuk përmban asnjë masë konkrete, përveç detyrave të rregullta që duhet të kryejë KEK-u pavarësisht këtij vendimi dhe thirrjet për kursim të energjisë.

2. Procesi i rishikimit të tarifave nga ZRRE-ja në fillim të këtij viti krijoi kaos, sidomos pas një serie të vendimeve gjyqësore dhe paqartësisë dhe vonesave të Qeverisë lidhur me reagimet ndaj krizës energjetike. Në fund të sezonit dimëror, Qeveria nuk i zbatoi as zotimet e veta. Sot kompanitë kryesore energjetike, si KESCO, KEDS, KEK dhe KOSTT, kanë borxhe ndaj njëra tjetrës. Ato e kanë të vështirë të kryejnë edhe obligimet e tyre të rregullta, e lëre më të blejnë energji paraprakisht për dimër dhe të përgatiten për krizën që na pret.

3. Në afat të gjatë, furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria, pasi ato ndihmojnë vetëm në stabilitetin e sistemit. Furnizimi stabil afatgjatë sigurohet me ndërtim të kapaciteteve të reja, të cilat mund të jenë me qymyr ose me gaz. Alternativa me gaz ka qenë e gatshme në qeverinë e kaluar, por fatkeqësisht u injorua për motive që i dinë ata që e injoruan atë alternativë”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat