Analisti politik: Kosovës i duhet një tru i ri

Aktuale

Analisti politik: Kosovës i duhet një tru i ri

Nga: H.O. Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:24
Skender Mulliqi

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një postim të tij në Facebook, tregon se cilat janë ‘kushtet’ për inkuadrim në politikë.

“Kusht fillestar për tu inkuadruar në politikë, është më pasur një gram tru. Nuk ishte kështu më të “zgjedhurit” të pas luftës. Një llojë truri kan të gjithë, por këta  e  programuan për së mbrapshti. Mjafton që kan fb, e rrjete tjera sociale për të llaperqitë diqka për opinion. Shumë nga njerëzitë e politikës nuk ishin të profilit original, por kopje. Këtë që e thash për trurin e tyre, e konfirmojnë punët e tyre jo të mira që bënë për qytetarë dhe për Kosovën”, shkruan ai.

Mulliqi thotë se nuk ka mundësi të kemi politika të mira, me njerëz të pa diploma, ose më diploma fallso. Edhe betimin e bënë duke mësuar tekstin bukvalisht, për të harruar atë të zbatojnë në praktikë.

“Sigurishtë së nuk mjafton thirrja pa mbulesë të jesh në nivelin e duhur të detyrës. E shumica nuk ishin. Dhe, natyrishtë se shoqëria më njerëz të tillë nuk ka mundësi të ecë përpara. Njerëzit e ndershëm dhe të dijshëm nuk e binë vendin në deregje të keqe. Ky tru prodhojë gjendje të keqe për shumë vite, prodhojë rrena se kështu po thotë Amerika dhe Evropa. I fundit që këtij truri të mykur politik, ju qiti rrenat për ledine është Gabriel Eskobar, lidhur me temën e Asociacionit. Prandaj, shumë i duhet një tru i ri sot Kosovës…”, shkruan Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat